.
×

Tara, ëmbëlsia e dasmës: Ja roli i veçantë që pati (FOTO)



Drejt altarit ku janë kurorëzuar nga Nënkryetari i Prishtinës, Afrona dhe Blero kanë zgjedhur për t’u shoqëruar nga persona tejet të veçantë.

Bukuroshja, siç e do tradita, për krah kishte babain, për të cilin dihet fare pak sepse jeton ndaras shkaku i divorcit të shumë kohëve më parë të prindërve të Afronës. Mirëpo befasia e këndshme ka qenë Tara e cila është parë teksa shoqëronte babain dhe poashtu duke mbajtur kutinë me unazat gjatë kurorëzimit.

E veshur me një fustan elegant ngjyrë rozë të hapur, vajza e këngëtarit nga martesa e parë ka shkëlqyer duke qenë ylli i ceremonisë që pa dyshim ka marrë vëmendjen kryesore.

Kujtojmë se në këtë ceremoni nuk është e pranishme Teuta Krasniqi, ish-bashkëshortja e Bleros. Në paraqitje televizive kohë më parë ajo kishte deklaruar se prezenca e saj në dasmën e ish-burrit do të ishte ‘e çuditshme’.