[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

“Të raftë pika, po i mirë je”: 6 shprehje të çudtishme të shqiptarëve për të shprehur dashurinë



Populli shqiptar ka disa shprehje të çuditshme, sidomos në shpehjen e dashurisë, Frazat që përzgjedhin ata për t’i treguar dikujt se sa fort e duan janë përveç që të çuditshme, për dikë që nuk është i këtyre anëve edhe të rrezikshme.

Nuk gjen dikë tjetër në botë, përpos shqiptarit, qoftë nga Shqipëria apo Kosova, e ku do që flasin shqip t’i thotë dikujt ‘të shtifsha në dhe, sa e mirë që më je’, ose ‘të hanksha zemrën’.

Më poshtë Gazeta Metro ju sjellë gjashtë nga këto shrehje që përdorin shqiptarët për t’i treguar prindërve, motrës, vëllasë, bashkëshotes apo bashkshoriti, se sa fort i duan.

T’u bëfsha kurban.

Të hënksha zemrën.

Të shtifsha në dhe sa e mirë/sa i mirë je.

Më raftë një pikë, sa i mirë/sa e mirë je.

Të raftë pika, sa i mirë je

Vdeksha unë për ty.

Ndoshta pikërish këto shprehje kaq të çuditshme i bëjnë shqiptarët edhe më të veçantë nëpër botë.

 

Menu Title