[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Të reshurat e fundit ndikuan pak në rritjen e nivelit të ujit në Badovc



KRU “Prishtina” njoftoi se niveli i ujit në liqenin e Badovcit është 640.35 m mbi nivelin e detit ose 9.50 m nën kuotën maksimale, ndërsa për shtatë ditë pas reshjeve të fundit ka rritje prej vetëm 35 centimetra.

Niveli i ujit në liqenin e Batllavës është 630.20 m mbi nivelin e detit ose 4.80 m nën nivelin e kapërderdhjes, ndërsa për shtatë ditë ka rritje prej 1.44 m.

“Uji është burim natyror shumë i nevojshëm për ekonomi dhe mirëqenien sociale, andaj t’i ruajmë dhe mbrojmë burimet ujore”, thuhet në apelin e KRU “Prishtina”.

Menu Title