.
×

Temperaturat e larta shtojnë rastet në Klinikën Emergjente në QKUK



Botapress 2 KorrikNë 24 orët e fundit në klinikën emergjente kanë kërkuar ndihmë 256 persona, numri i këtyre rasteve është shtuar për shkak të ngritjes së temperaturave.

Rastet që kërkuan ndihmë më së shumti janë persona të shtyrë në moshë, nënat shtatzëna si dhe fëmijët. Drejtori i Klinikës Emergjente në Prishtinë, Basri Lenjani, tha se këto temperatura shtojnë sëmundjet e ndryshme duke filluar nga sëmundjet kronike.

“Këto temperatura shtojnë semundjet kronike, epilepsinë, goditjet në zemër, problemet me shtypje të lartë, problemet metabolike, problemet lekurore që lidhen me djegie të lekurës apo reaksione tjera alergjike” , tha Lenjani për Gazeta Blic.

Për të evituar problemet me diell dhe sëmundjet që shton ai, Lenjani, thotë se qytetaret që nga ora 11:00 deri në orën 17:00 nuk duhet fare të ekspozohen në diell dhe duhet të qëndrojnë në hapësira të brendshme.