.
×

Tërmeti shkundi qeverinë gjatë mbledhjes (VIDEO)



Kryeministri Edi Rama thirri mesnatën e kaluar në një mbledhje urgjente qeverinë, pas tërmetit shkatërrimtar 5.8 ballë të shkallës Rihter, që goditi Shqipërinë, rreth orës 16:05 të pasdites së djeshme.

Mbledhja u zhvillua në orët e mesnatës, ndërsa lëkundjet e tërmetit vijonin të godisnin vendin. Një lëkundje e fortë, 5 ballë, është shënuar pikërisht teksa po zhvillohej live mbledhja e qeverisë. Ka qenë ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, i cili po raportonte mbi masat policore ndaj pasojave të tërmetit, kur ka thënë se “po përpiqem mos më lëkundet zëri mua, se godina po lëkundet”.

Tërmet live në mbledhje të qeverisë

Tiranë: Qeveria po zhvillonte një mbledhje live në mesnatë, kur një lëkundje tjetër e fortë tërmeti goditi kryeqytetin. “Godina po lëkundet” – tha ministri i brendshëm, Sandër Lleshaj, ndërsa po raportonte mbi masat policore ndaj pasojave të tërmetit të drekës. Mediat vendase raportuan se edhe ndërtesa e kryeministrisë ka marrë plasaritje të dukshme në një nga muret e jashtme prej tërmetit.

Publiée par VOA – Zëri i Amerikës sur Samedi 21 septembre 2019