.
×

Tërmkolli thotë se është marrë vendim që vijë të kuqe ka vetëm për PDK’në



Anëtarja e LDK’së, Melihate Tërmkolli, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se LDK nuk e ka ekskluzivisht vetëm një opsion për të bërë koalicion. Para zgjedhjeve, LDK dhe VV kishin bërë përpjekje të mëdha për të arritur një marrëveshje por që dështoi për shkak që nuk kishte kandidat të përbashkët për kryeministër. Pas zgjedhjeve ishte marrë vesh publikisht që ka pasur një marrëveshje të fshehtë mes dy partive që fituesi i zgjedhjeve do të merrte postin e kryeministrit.

Tërmkolli thotë se në Këshillin e Përgjithshëm të LDK’së para zgjedhjeve ishte marrë vesh që vijë të kuqe do të kishte vetëm për PDK’në.

“Ne e kemi marrë vetëm një vendim para zgjedhjeve, të mos futemi në koalicion me PDK’në”, thotë ajo.

“Unë jam anëtare aty dhe e di mirë çfarë është folur. VV po ka qasje absolutiste, nuk është e lehtë” , shton ajo.

Tutje, Tërmkolli thotë se kur vjen puna tek krijimi i qeverive është vazhdimisht problematik.