[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Thaçi deklarohet për takimin e 2 shtatorit, nuk tregon nëse do jetë pjesë e tij



Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, është deklaruar rreth takimit të 2 shtatorit me Serbinë në Washington, me ftesë të emisarit special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

Përmes një postimi në rrjetin social Tëitter, Thaçi ka thënë se e mirëpret takimin e paralajmëruar në Shtëpinë e Bardhë. Megjithatë nuk ka treguar nëse do të marrë pjesë në takimi i paralajmëruar ditën e dytë të shtatorit.

“Mirëpres njoftimin për takim në mes të Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë. Jemi mirënjohës për përkushtimin e madh të SHBA’së për paqe dhe stabilitet në rajon”

Mëngjesin e sotëm Grenelli dha lajmin për takimin Kosovë-Serbi në Washington.

Ky takim do të mbahet pas dështimit të atij të 27 qershorit. Ishte anuluar pas ngritjes së aktakuzës ndaj presidentit Hashim Thaçi nga Gjykata Speciale.

Menu Title