[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Thaçi: Kurti, shkelës i rëndë i Kushtetutës



Botapress, 6 Prill – Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, me anë të një lidhjeje përmes Skypet, në Top Channel ka folur për krizën politike në Kosovë.
Sipas Thaçit, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është një shkelës i rëndë i Kushtetutës, dhe sipas tij, kjo u vërtetua edhe nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese.
“Unë kam kërkuar të shpallet gjendja e jashtëzakonshme. Edhe në takim të Komitetit të Sigurisë Kombëtare të gjithë ishin pro, ndërsa Kurti kishte një komoditet duke thënë se situata është normale dhe nuk ka nevojë të shpallet gjendja e jashtëzakonshme”, tha Thaçi.
“Unë jam në zbatim të plotë të Kushtetutës dhe ligjeve të vendit. Ora policore e shpallur nga qeveria, si vendim, i takon ta marrë Kuvendi, dhe jo vetëm qeveria. Kurti është një kryeministër i shkarkuar. Kurti është një shkelës i rëndë i Kushtetutës, gjë që e verifikoi edhe Gjykata Kushtetuese”, tha presidenti Thaçi.

Menu Title