[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Themelimi i Gjykatës Speciale mund të kushtëzohet me Forcat e Armatosura të Kosovës



Përfaqësuesit e partive shqiptare në koalicionin qeveritar kanë hedhur në shqyrtim opsionin që votimi i bazës legale në Kuvendin e Kosovës për hapjen e Gjykatës Speciale të kushtëzohet me miratimin e legjislacionit për krijimin e Forcave të Armatosura të Kosovës, shkruan sot Koha Ditore.

Në këtë mënyrë synohet që nëse procesi shpie drejt ndryshimeve kushtetuese atëherë të sigurohen edhe 2/3 e votave të deputetëve të komuniteteve pakicë, që janë të domosdoshme për amendamentimin e aktit më të lartë juridik.

“Çështja e votimit të bazës legale për Gjykatën Speciale, pritet të lihet deri në kohën kur në Kuvend vjen edhe propozim-legjislacioni për Forcat e Armatosura të Kosovës. Pra, votimi për këto çështje do të kushtëzohej me njëra-tjetrën, marrë parasysh faktin se aktualisht deputetë të caktuar të komuniteteve nuk kanë shfaqur vullnet për të përkrahur formimin e Forcave të Armatosura”, ka thënë një burim i gazetës, i përfshirë në këto procese./ K. Ditore

Menu Title