.
×

Tifozët anglezë që nuk siguruan bileta, ndeshjen do ta përcjellin nga Pallati i Rinisë dhe Kulturës



Ka mbetur më pak se një çerek ore deri në fillim të ndeshjes historike, Kosovë – Angli.

Takimi, rezultati i së cilës pritet të jetë në plan të dytë për shkak të humbjes së gjasave nga kualifikimet e rregullta për njërën kombëtare dhe kualifikimit në EURO të së dytës, kjo sfidë po pritet me mjaft entuziazëm.

Kosova, ka qenë emërues i përbashkët i mediave më të mëdha botërore, për shkak të mikpritjes fenomenale. Ndërkaq, në Prishtinë është vërejtur një numër i madh i tifozëve mysafirë, madje edhe nga ata që nuk siguruan bileta.

Në një foto nga afër stadiumit, shihet sesi tifozët mysafirë kanë krijuar një mini-tribunë afër “Pallatit të Rinisë dhe Kulturës”, ku nga aty shihet një pjesë e stadiumit.Dëshirojnë që mos ta humbin këtë ndeshje, pavarësisht faktit se nuk arritën të sigurojnë bileta.