.
×

Tifozët ofendojnë Piquen: Ikë nga Kombëtarja (VIDEO)



Tifozët e Kombëtares spanjolle kanë fyer mbrojtësin Gerard Pique.

Stërvitja e fundit e Kombëtares së Spanjës nuk shkoi siç është më së miri.

Mbrojtësi i kësaj skuadre, Gerard Pique, u fye rëndë nga tifozët e Furisë së Kuqe.

Tifozët ofenduan rëndë anëtarin e Barcelonës, madje duke kërkuar nga ai që të largohet nga Spanja.

Një gjë e tillë vjen pasi Pique shprehu mbështetjen e tij për pavarësinë e Katalunisë.