.
×

Tolgahan tregon ndryshimet që ka pësuar tek vetja pasi u lidh me Almeda Abazin



olgahan Sayışman dhe Almeda Abazi njihen si njëri ndër çiftet më të komentuara në media.
Aktori turk Tolgahan dhe modelja shqiptare Almeda Abazi pasi kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë ishin prezent akoma më shumë në faqet e para të ballinave të medieve rozë, shkruan lajmi.net

Dyshja fillimisht kanë qenë miq shumë të mirë më pas e kanë kuptuar se janë për njëri-tjetrin.

Sot ‘Çënar’ në intervistat që jep tregon se si e ka ndryshuar në karakter drastikisht Almeda.

‘’ Përpara se të njihja Almedën, kam qenë tepër gjaknxehtë dhe impulsiv. Isha një person i paduruar që irritohej për çdo gjë. Madje, mund të them se ndonjëherë mund të tregohesh edhe agresiv, gjithmonë në kontekstin verbal të agresivitetit. Por, falë Almedës kam ndryshuar. Tashmë jam shumë më i qetë, i duruar dhe mendoj çdo gjë shumë herë përpara se të veproj’’, ishin fjalët e aktorit turk.