[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Tragjike: Babai e mbyt aksidentalisht me traktor fëmijën e tij në Mamushë



Një fëmijë ka vdekur si pasojë e një aksidenti, mëngjesin e djeshëm rreth orës 10:00, në Mamushë. Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

Krasniqi tha se fëmija ka rrëshqitur dhe ka rënë poshtë rimorkios së traktorit të cilin po e drejtonte babai i tij.

“Raportohet se i dyshuari mashkull/kosovar derisa ishte duke lëvizur me traktor me rimorkio, dyshohet se fëmija i tij, ka rrëshqitur dhe ka rënë poshtë rimorkios. Viktima nga kalimtarët dërgohet në emergjencë ku mjeku konstaton se i njëjti është pa shenja jete. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML në obduksion”, tha Krasniqi.

Menu Title