.
×

Trajneri i Kosovës i zhgënjyer, ja deklarata e tij



Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, ka folur për Super Sport pas humbjes 0-4 të “Dardanëve” në ‘Fadil Vokrri’ nga Anglia.

“Jam i zhgënjyer për rezultatin, kam parë gjëra të mira në këtë ndeshje. Kemi parë vetëm një gjë, ka qenë një nivel i lart i efikasitetit të anglezëve, me një rast shënojnë gol. Kemi pasur disa mundësi, por nuk ishim të mirë në pasimin e fundit. Jam i zhgënjyer, por mund të nxjerrim diçka pozitive nga kjo ndeshje”, u shpreh Challandes.

“Dresevic shtë imazh i skuadrës, ai ka pasur një ndeshje të mirë, por ka bërë edhe gabime të mëdha, është pasqyrë e skuadrës sonë. Në fund ishim paksa të lodhur. Patëm një javë shumë intensive, derisa Anglia ka luksin të bëjë shumë zëvendësime. Mbrojtja na la keq në minutën e fundit, nuk mund të bëjmë gabime si këto. Skuadra luajti një ndeshje të mirë, por kur e shikojmë në fund rezultati është 4-0, por ju e dini, ishte Anglia. Mendoj se në fund duhet t’i marrim gjërat pozitive. Kemi pasur një sulmues që nuk ka luajtur. Kemi mësuar shumë gjëra në këto kualifikime, në ndeshje si kjo edhe më shumë”.

“Tani duhet të shkoj në Shkup që të martën, duhet të studioj gjithçka çka ka ndodhur, ka pasur shumë gjëra pozitive, gjëra për t’u përmirësuar, edhe pse nuk jam i kënaqur, nuk jam i lumtur”.