.
×

Trajneri Klopp lë jashtë loje Xherdan Shaqirin



Sot në kuadër së Ligës së Kampionëve, kampioni akutal i Evropës, Liverpooli pret në “Anfield” skuadrën austriake RB Salzburg, nga ora 21:00.

“Reds” këtë sezon në kampionatin anglez ende nuk dinë për humbje pasi në shtatë ndeshjet e zhvilluara kanë grumbulluar 21 pikë, ndërsa në ndeshjen e parë në Ligën e Kampionëve u mposhtën nga Napoli

Salzburgu për dallim nga kampioni i Evropës, nuk e ka shijuar humbjen, derisa në Champions në xhiron e parë mposhti 6:2 Genkun.

Për Xherdan Shaqirin nuk do të ketë fare minuta në këtë takim, pasi që gjatë ditës së djeshme trajneri Jurgen Klopp konfirmoi se kosovari do të qëndrojë jashtë fushës edhe për këtë takim.

Shaqiri s’do të mund të luajë as sot, shkaku i lëndimit në kofshë që e pësoi në stërvitje, që e la atë jashtë edhe për ndeshjen e Carabao Cup, me MK Dons, shkruan Insporti

Formacionet e mundshme:

Liverpool (4-3-3): Adrian, Alexander-Arnold, Gomez, Van Dijk, Robertson, Henderson, Fabinho, Ëijnaldum, Salah, Firmino, Mane.

Salzburg (4-4-2): Stankovic, Kristensen, Ramalho, Ëober, Ulmer, Minamino, Mëepu, Junuzovic, Szoboszlai, Hëang, Haaland.