[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Tre ambasada kundër projektligjit për vlerat e UÇK-së, çfarë përmban drafti?



Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip Kosnett, ka thënë se Projektligji për mbrojtjen e vlerave të UÇK-së, i cili pritet të shqyrohet nga Kuvendi i Kosovës në seancën e së premtes, rrezikon të minojë lirinë e shprehjes.“Përveç kësaj, ligji do t’ia çelte rrugën legjislacionit që do të penalizonte format e tjera të lirisë së shprehjes, duke vënë precedent të rrezikshëm.

Penalizimi i kritikës ndaj çfarëdo grupi apo individi është hap i rrezikshëm, edhe nëse nuk është me atë qëllim, drejt autoritarizmit. Ka vende që, për shembull, penalizojnë kritikën ndaj një presidenti në detyrë ose ndaj prijësve të tjerë politikë – shprehje që është pjesë e diskursit të përditshëm të gjallë në Kosovë, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në demokracitë e tjera”, ka thënë Kosnett përmes një deklarate.

Ai ka theksuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk janë “kundër UÇK-së”, dhe përkundrazi e kuptojnë se sot “Kosova nuk do të ishte shtet i pavarur pa përpjekjet e UÇK-së dhe organizatave të tjera rezistuese”.

Mirëpo, sipas tij, ky projektligj do të ishte e pamundur të zbatohej, pasi do të ishte “një barrë e panevojshme mbi sistemin e zbatimit të ligjit dhe atë të drejtësisë”.“Ligji i propozuar, gjithashtu, do të mund të minonte përpjekjet për të siguruar drejtësi.

Dëshmitarët, pa marrë parasysh prejardhjen e tyre, do të pyesnin se a do të mund të dënoheshin për shkak të dëshmisë për krimet e supozuara të individëve të asociuar me UÇK-në, madje edhe nëse ata individë janë akuzuar se kanë vepruar të vetëm, e jo në emër të grupit”, ka deklaruar Kosnett.

Menu Title