.
×

Tre gjimnaziste shqiptare fitojnë vendin e parë në botë në konkursin e teknologjisë



Tre vajza nga Shqipëria, Dea Rrozhani, Arla Hoxha dhe Jonada Shukarasi, janë shpallur fituese të vendit të patë në konkursin “Technovation Challenge”, që zhvillohet në atë njihet si shtëpia e shumë kompanive që operojnë në fushën e teknologjisë, Silicon Valley në San Francisko.

Vajzat gjimnaziste konkuronin me aplikacionin e tyre të quajtur “GjejZâ” ose “gjej zërin”, një aplikacion që u vjen në ndihmë grave e vajzave të dhunuara. “Technovation Challenge” fton çdo vit grupe vajzash nga e gjithë bota të vënë në përdorim aftësitë e tyre për të zgjidhur probleme të komunitetit ku ato jetojnë nëpërmjet teknologjisë.

Tre vajzat, të cilat u përfaqësuan si një grup i njohur me emrin “D3c0ders”, falë aplikacionit të tyre kanë arritur ta çojnë Shqipërinë për herë të parë në finale, madje duke e fituar atë.