.
×

Tre ushtarët amerikanë që u kapën nga ushtria serbe në vitin 1999 në Kosovë



Tre ushtarët amerikanë ishin zënë rob nga ushtria serbe më 31 mars 1999. Televizioni serb kishte shfaqur 3 ushtarët ku shiheshin në uniformë dhe me shenja dhune në fytyrë.

Ushtarët u identifikuan si James Stone, Andreë Ramirez dhe Steven Gonzales.

Tre ushtarët amerikanë ishin pjesë e misionit paqeruajtës në Maqedoni ku gjatë një patrollimi të zakonshëm afër Kumanovës ishin gjendur nën breshërinë e plumbave.

Kundër arrestimit të tyre kishin reaguar zyrtarët e Aleancës Veri-Atlantike.

Ish Ministri i Jashtëm i Britanisë Robin Cook kishte thënë se përgjegjës për sigurinë e tre ushtarëve do të jetë drejtpërdrejt Slobodan Milloshevici.

Cook ishte shprehur se shfaqja e tyre në televizion ishte shkelje e Konventës së Gjenevës që rregullon trajtimin e të burgosurve.

Ushtarët amerikanë ishin liruar më 1 maj 1999 pas një muaji mbajtje si të burgosur lufte.