[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Tronditet bota e futbollit, lojtari jep shpirt brenda fushës së lojës (VIDEO)



Një ngjarje shumë e rëndë ka ndodhur në Nigeri, në ndeshjen mes Nasaraua Junajtid dhe Kacina Junajtid.Lojtari i Nasaraua, Çieme Martins, pas një përplasje në fushë me kundërshtarin e tij, ka ndërruar jetë.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, teksa futbollisti në fjalë është transportuar menjëherë në spital, por kur mbërriti aty kishte ndërruar jetë.

Mbi rrethanat e kësaj ngjarje ka versione të ndryshme, teksa dëshmitarët thonë se Martins u rrëzua dhe ndërroi jetë pas një përplasje me kundërshtarin, ndërsa presidenti i Kacina thotë të kundërtën: “Nuk kishte asnjë përplasje, Martins thjesht ra në tokë ndërkohë që ishte i vetëm.”

Menu Title