.
×

Trumpi uron kryeministrin e ri britanik: Ai do të jetë i mrekullueshëm



Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, e ka uruar kryeministrin e porsazgjedhur të Britanisë së Madhe, Boris Johnson.

Urimin e tij presidenti amerikan e bëri përmes një postimi në rrjetin social, Twitter.

“Urime Boris Johnson-it për zgjedhjen si kryeministër i ri i Mbretërisë së Bashkuar. Ai do të jetë i mrekullueshëm”, shkroi presidenti amerikan.

Ish-kryetari i Londrës, i cili për një kohë të gjatë i ka shprehur ambiciet e tij për të ardhur në krye të qeverisë britanike, u zgjodh kryetar i Partisë Konservatore dhe kryeministër i Britanisë me 66 për qind të votave të anëtarëve të partisë.

Megjithatë, caktimi i tij në këtë pozitë nuk është mirëpritur nga të gjithë. Disa ministra kanë paralajmëruar se do të japin dorëheqje, sepse nuk pranojnë t’i shërbejnë atij në qeveri, shkruan “The Guardian”.