.
×

Trusti i Pensioneve vitin e kaluar humbi 85 milionë euro, nisin ankesat e kontributdhënësve



Avni Zogiani ka humbur 777 euro nga mjetet e investuara në Trustin Pensional të Kosovës. Jeton Musliu ka humbur 800 euro. Krejt kjo për shkak se humbjet e Trustit Pensional të Kosovës për vitin e kaluar ishin mbi 85 milionë euro.

“Per 10 vjet kemi investue ne Fondin Pensional, e kthimi ka qene 1%, tash brenda nje viti humbin 500% edhe askush nuk shkon ne burg… perkundrazi, drejtori e stafi marin rroga si me punue ne Wall Street!”, ka shkruar Zogiani, në Fb.

Edhe Musliu ka publikuar të dhënat e Fondit me humbjet e shkaktuara vitin e kaluar.

“…Kontribuon vet edhe kompania me 1.400 euro ne vit ne trustin e famshem per pensione (t’i ndalin) edhe ne fund te vitit rezulton se me shume se gjysma, apo mbi 800 euro, jane avullu dikah ne investime per te cilat kush s’jep llogari!”, ka shkruar Musliu në Fb

Ndërsa, në Fondin për Kursime Pensionale kanë konfirmuar se vitin e kaluar e kanë përmbyllur mbi 85 milionë euro humbje.

Valdrin Kasumaj, anëtar i Bordit në Trust, ka thënë për KTV’në para një muaji se më 2017 Trusi ka pasur kthim pozitiv nga vlera e investimeve rreth 6.5 për qind, “ndërsa për 2018 s’kemi pasur kthim të kënaqshëm, kemi -5.2 për qind. Kemi të bëjmë me zhvleftësim të asetit. Nuk ka vend për shqetësime”.

Ndërsa në këtë fillimit, kemi mbi 40 milionë euro kthim pozitiv nga vlera e investimeve”, tha Kasumaj në emisionin “Puls” të KTV-së .

Zv.drejtori i Trustit, Agron Krasniqi, ka thënë se politikat e investimeve janë po të njëjtat që kanë qenë edhe më parë.

“Nuk janë bërë investimeve të rrezikshme. Rreth 80 për qind të aseteve janë investuar në tregjet globale. Tregjet financiare operojnë si rezultat i perceptimeve më shumë sesa që shprehin gjendjen reale. Pas 9 viteve ka ardhur deri te zhvleftësimi i aseteve. Performanca më e keqe e vitit të kaluar ka qenë 3 mujorshi i fundit. Ka qenë lufta tregtare SHBA-Kinë e raste tjera të mëdha në botë që kanë ndikuar në rënien e vlerës”, ka deklaruar Krasniqi.

Sipas tij, mosha mesatare e kontribut-paguesve është 41 vjeçe dhe këta janë larg pensionimit, dhe nga kjo humbje nuk preken shumë kontribut-dhënës.

Deputetja Arbërie Nagavci kishte thënë se kjo është humbja më e madhe që nga kriza globale