[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Turpi i madh në Ferizaj: 25 veta që filmojnë në mesin e tyre edhe femra, asnjë që ndihmon



Përtej sulmit makabër që ndodhi ndaj gruas rome, ku një i ri sulmon me grushte, një fakt tmerrues, është ai i mosveprimit të qytetarëve në Ferizaj. Përpos të rinjve që filmojnë, në video shihen edhe një numër i madh i qytetarëve që nuk reagojnë.

Gruaja e komunitetit rom shihet fillimisht duke ecur, kur papritur një person në mënyrë të egër e sulmon fizikisht.

Sulmet e tij nuk ndalen as pas gruaja bie në tokë. Vazhdon ta sulmojë gruan me shkelma në kokë.

Dashurije Uksmajli-Sefa nga shoqëria civile e Ferizajt ka thënë se shpreson që personi që shihet duke e sulmuar gruan të ketë probleme mentale e jo që shoqëria kosovare të jetë bërë kaq e pashpirt.

“Ndoshta njerëzit kanë qenë të shokuar. Ndoshta kanë menduar se është problem familjar dhe që sipas mentalitetit nuk ndërhyjnë. Nuk dua të besoj se jemi bërë kaq të pashpirtë”, ka thënë Dashurie Uksmajli-Sefa.

Zëdhënësi i Komunës së Ferizajt, Albion Sherifi pak minuta më parë ka bërë të ditur se është identifikuar personi që ka rrahur gruan rome dhe së shpejti pritet ndalimi i tij nga policia.

“Është identifikuar kryesi i kësaj vepre është i njohur për policinë, shumë shpejt pritet ndalimi i tij presim që shembuj të tillë të mos ndodhin më në shoqërinë tonë dhe të marrin dënimin e merituar kryesit e kësaj vepre”, tha Sherifi.

Kujtojmë se e njëjta grua ishte rrahur edhe dy ditë më parë në Lipjan nga një tjetër i ri. Ajo ishte sulmuar fizikisht pothuajse në të njëjtën mënyrë.

Gruaja në fjalë në rrjetet sociale ishte etiketuar si burrë i maskuar. Për të thuhej se po rrëmbentë fëmijë, gjë e cila është demantuar nga Policia e Kosovës.

 

 

Menu Title