[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Turqia bën veprimin e papritur 24 orë para samitit të BE, rriten tensionet në Egje



Turqia ka marrë një vendim të papritur vetëm 24 orëve para Samitit të Bashkimit Europian për të shqyrtuar çështjen e përplasjes me Greqinë në Egjeun Lindor.

Mediat greke dhe ato turke njoftojnë se anija e kërkimit “Oruç Reis” ka dalë nga porti i Antalias në det me një itinerar ende të papërcaktuar duke rritur kështu menjëherë tensionet në rajon, shkruan abcnews.al.

Anija është fotografuar teksa del nga porti i Antalias dhe tani ndodhet disa dhjetra milje përballë brigjeve turke, por nuk dihet ende se cili do të jetë destinacioni i saj final. BE do të mblidhet nesër për të parë nëse do t’i përgjigjet me sansksione kërcënimeve turke ndaj Greqisë në Egjeun Lindor.

Më herët, Turqia kishte thirrur anijen “Oruç Reis” në bazë me qëllim uljen e tensioneve dhe duket se ky veprim i saj ka shkaktuar habi në Greqi, por edhe vendet e BE-së, të cilat kanë kërcënuar me sanksione nëse nuk ulen tensionet.

Menu Title