.
×

Uji i orizit, zgjidhja për flokët e dëmtuara



Uji i orizit është një nga sekretet më të vjetra aziatike, për mirëmbajtjen e flokëve. Sipas ekspertëve të bukurisë uji, që përdoret për përgatitjen e orizit është një përbërës shumë i efektshëm për të trajtuar flokët e dëmtuara.

Orizi është i pasur me vitamina dhe minerale, të cilat janë shumë të mira për flokët dhe për lëkurën. Uji i orizit përmirëson pamjen e lëkurës dhe përmirëson shëndetin e flokëve. Gjithashtu, përmirëson qarkullimin e gjakut, ndihmon rritjen e qelizave të lëkurës, si dhe mundëson plakje më të ngadalshme.

Prania e një lloji të karbohidratit, është një arsyeja që ky ujë ripërtërin flokët e dëmtuara, i bënë ato më të shëndetshme dhe më të buta. Kjo përbërje nuk ka asnjë efekt anësor, është e sigurt dhe është natyrale, prandaj këshillohet të përdoret nga të gjitha femrat që kanë flokë të dëmtuara.