[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

“Ujmani është tokë e mbushur me ujë”, dikush në AAK pajtohet me deklaratën e Albin Kurtit



Deklarata e djeshme e kreut të LVV’së, Albin Kurtit për Liqenin e Ujmanit ka ngritur reagime të shumta. I pari i Vetëvendosjes tha dje përmes një shkrimi në Facebook se Ujmani nuk është ujë, por, tokë.

“ Ujmani është tokë, sepse njëherë është tokë e pastaj ujë. Ujmani është tokë e mbushur me ujë”, ka deklaruar Kurti.

Me këtë deklaratë të shefit të LVV’së, është pajtuar sot nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj. Ai ka shkruar se nuk pajtohet me Kurtin kur thotë shumë gjëra, por, pajtohet me të kur deklaron se Liqeni i Ujmanit para se të bëhej liqe ishte tokë.

“Në atë tokë jetonin njerëz që janë zhvendosur prej aty dhe kjo ka ndodhur shumë vonë e nga dora e njeriut jo në historinë gjeologjike të planetit”, ka shkruar ai.

Une nuk pajtohem me Albin Kurtin per plot gjera, por kur thot se Liqeni i Ujmanit, perpara se te behej liqe artificial…

Publiée par Muharrem Nitaj sur Vendredi 18 septembre 2020

Menu Title