.
×

Unikatil nesër në koncert, vjen paralajmërimi i rrezikshëm nga reperi Duda



Reperi i njohur i shqiptarisë, Unikkatili para disa orësh ka paralajmëruar për koncertin që do ta mbajë nesër në Gjilan.

Mirëpo, rep artisti tjetër nga Gjilani, Duda, përmes një fotografia i ka bërë një paralajmërimin Unikkatilit.“Pa lejen tem sun e shkel atë vend“, ka shkruar Duda teksa e ka postuar edhe një foto duke vendosur gishtin tregues tek buzët, çka e ka kuptimin e heshtjes.

Mirëpo, përveç kësaj kanë reaguar edhe ndjekësit, ku disa prej tyre kanë mbrojtur Dudën, e disa Unikkatilin.Kujtojmë që Unikkatili ka mbajtur koncerte në vende të ndryshme, ishte ai në Mitrovicë që bëri bujë të madhe ku shumë prej fansave të tij morën pjesë.