.
×

Urimi patriotik i imamit Hajzeri: Lutem për një kryeqytet, një qeveri e një Shqipëri



Kanë qenë pafund urimet e sotme për Kurban Bajramin. Ndërsa, urimi i imamit të qytetit të Pejës, Zuhdi Hajzeri, ka qenë më i shpërndari në rrjetet sociale. Lutja e tij shkon për një Shqipëri të bashkuar dhe për më shumë dashuri për kombin.

“Sa do te doja dhe do te isha njeriu me i lumtur e krenar ne bote… qe festen e Kurban Bajramit ta festoja ne Ulqin, Plave e Guci, te manifestoja e brohorisja ne Prishtine, Peje e Gjakove e Mitrovice, te kendoja e te hidhja valle ne Shkup, ne Tetove e Gostivar, ne Diber e Kumanove… te shpertheja ne gezime hare ne Presheve e Bujanovc, te me dilnin lote mallengjimi e krenarie ne Cameri, ne Filat e Igumenice. Sa do te doja te isha i pranishem ne te gjitha trojet shqiptare ku te gjithe shqiptaret i thone vetes jemi KUQ E ZI dhe do te me dilte nga shpirti e zemra, nga dashuria dhe atdhe-dashuria fjala e madhe. SA E MADHE ESHTE SHQIPERIA JONE, perse nuk eshte e madhe Shqiperia… po… po… sa e madhe eshte Shqiperia… I lutem Allahut fuqiplote qe shume shpejt te jemi bashke me nje kryeqytet, nje qeveri edhe nje Shqiperi. Gezuar Kurban Bajramin.
Me Respekt : Zuhdi Hajzeri
Imam ne Qytetin e Pejes”
(sic.), ka shkruar ai.