[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Vajza e tij sot mbush 1 vjeç, ja çfarë video publikoi Valdrin Sahiti



Dizajnuesi i njohur Valdrin Sahiti në llogarinë personale në Instagram siç edhe ju mund ta keni vënë re, publikon herë pas here foto të tij ku shfaqet i veshur mjaft trendy.

Sikundër nuk mungojnë edhe foto të të afërmve, veçanërisht të bashkëshortes me të cilën ka një vajzë bukuroshe  e cila quhet Bella.

Kjo e fundit ditën e sotme feston 1-vjetorin e saj të lindjes dhe babi Valdrini ka zgjedhur një mënyrë mjaft të veçantë për ta uruar.

Ai ka publikuar një video të vogëlushes dhe sytë na mbetën te flokët dhe fustani përrallor që me shumë gjasë është dizajnuar nga vetë Sahiti. VIDEO

“Bella jeme, drita jeme, kuptimi jetës …. sot 1 vjet!”- shkruan ai krah videos që me siguri edhe ju do e shihni disa herë me radhë pasi vërtet vajza e dizajnuesit është një dashuri.

 

 

Menu Title