[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Valon Syla: Glauku ka ditë diçka që s’ka gjujtë gaz lotsjellës, tash bartës i listës



Gazetari Kosovar, Valon Syla, ka reaguar pas raportimeve të shumta që kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, nuk do të certifikohet nga KQZ’ja si bartës i listës së partisë së tij për zgjedhjet e 14 shkurtit, pasi ndaj kreut të VV’së ka një vendim të prerë të shqiptuar nga Gjykata për rastin e hedhjes së gazit lotsjellës në Kuvend.

Syla ka thënë se Glauk Konjufca ka qenë i dijshëm kur s’ka hedhur gaz lotsjellës, meqë gjithmonë sipas Sylës “Konjufca ka ditë diçka”

“O Glauku ska qenë i pa dishëm me gjujt lotësjellës. Ka ditë ai diçka…”, ka shkruar Syla.

Ai thotë se tashmë Konjufca do të jetë bartës i listës së Lëvizjes Vetëvendosje.

“Tash bartës i listës sigurisht”, ka shkruar në fund Syla

Menu Title