.
×

Vazhdojnë sukseset e çiftit Beckham, Victoria hap dyqanin e parë (Foto)



Butiku i Victoria Beckham: pa kasë, pa dritare dhe me zhveshtore tejet të mëdha

Si femër e cila e adhuron modën, Victoria Beckham i di ca gjëra se si të bëhet pazar për veshje. Dhe, kjo dije prej eksperti është e dukshme në çdo aspekt nëse e viziton butikun e saj të parë, që ka filluar punën sot në lagjen ‘Mayfair’ të Londrës.

Ajo ka thënë se do të jetë mjaft e pranishme në këtë butik, ndonëse aty nuk do ketë asnjë kasë për të paguar. Aty nuk ka as dritare ku do të ekspozoheshin produktet e Zonjës Bekcham.

Gjatë një prezantimi që i ka bërë hapësirës së butikut të saj të parë, ajo i ka treguar arsyet pse ka vendosur që të mos e ndërtojë butikun sipas kritereve tradicionale. “Ne nuk do të kemi kasa të pahijshme në asnjë pjesë të butikut”, sqaron ajo dhe shton se “pagesat do të bëhen përmes IPAD-ve, pasi ashtu ne do të shkojmë te konsumatorja në cilindo katë që gjendet ajo”.

Një mur me ngjyrë jeshile definon zhveshtoret, të cilat, ndryshe nga gjithçka që kemi përjetuar deri më tash, janë shumë të mëdha. “Kjo është hera e parë që njerëzit mund të shohin ‘brandin’ përmes syve të mi”, thotë ajo.

“Nuk doja një dritare tradicionale të dyqanit, thjeshtë doja një dritare pa asgjë në të dhe një derë shumë të madhe prej betoni”, thotë Victoria Beckham.