.
×

Vazhdon ankthi: Tjetër tërmet shkund Tiranën dhe Durrësin



Shqipëria vazhdon të lëkundet nga tërmetet. Lëkundjet e fundit u ndjenë mëngjesin e së dielës, transmeton Botapress.info

Sipas EMSC, tërmeti i fundit goditi Shqipërinë në orën 09:05 dhe ishte me magnitudë 3.5.Epiqendra e tërmetit ishte 31 km në perëndim të Tiranës, dhe 2 kilometër në veri të Durrësit. Tërmeti goditi në një thellësi prej 20 kilometrash.