.
×

Vdekje tragjike e një vajzë të re, i jep fund jetës duke u helmuar



Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Velipojë.

Një 20-vjeçare me emrin Matilda Prendi, është vetëhelmuar me fostoksinë mëngjesin e ditës së sotme në shtëpinë e saj.

Pas gjetjes nga familjarët, e reja është dërguar në spital për t’i dhënë ndihmën e shpejtë.
20-vjeçarja ka ndërruar jetë gjatë pasdites së sotme.

Matilda Prendi ishte e martuar, ndërsa nuk dihen ende shkaqet se përse i dha fund jetës.