[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Vdes anëtari i OVL-UÇK’së



Ka vdekur sot anëtari i organeve drejtuese të Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sabit Krasniqi.

Lajmin për vdekjen e tij e bëri të ditur sekretari i OVL- UÇK’së, Faton Klinaku, përmes një postimi në Facebook.

“Na paska lënë Sabit Krasniqi (Bali Bit). Njeri i mirë, i cili një jetë të tërë ishte në shërbim të atdheut, ish i burgosur politik që në vitet e 80, luftëtar i lirisë në kohën e lavdishme, për disa vite anëtar i organeve drejtuese të OVL UÇK-së dega prishtinë dhe selia qendrore, me kontribute edhe në shtetndërtim. Ngushëllime familjes, bashkëluftëtarëve e shokëve”, ka shkruar Kliniaku.

Menu Title