[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Veliu e Vitia takohen për koronavirusin, thonë se s’ka vend për panik



Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu është takuar me Ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitinë dhe drejtorin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadanin, për të diskutuar lidhur me aktivitetet për menaxhimin e situatës lidhur me Koronavirusit.

Gjatë këtij takimi, Vitia e ka njoftuar Veliun për angazhimet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike për ndërmarrjen e masave për një situatë të re të mundshme epidemiologjike, që ka përfshirë disa vende të botës dhe që potencialisht edhe vendi ynë mund të preket.

“Ministri Vitia theksoi se Ministria e Shëndetësisë ka autorizuar IKSHPK-në që të mobilizojë të gjithë kapacitetet profesionale në menaxhimin e kësaj situate, megjithatë ai theksoi se për këtë është e nevojshme një gjithë përfshirje institucionale dhe ndihma e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, për të menaxhuar çfarëdo situate që mund të ballafaqohemi në të ardhmen”, thuhet në komunikatë.

Ndërkohë, Veliu ka deklaruar se tha se institucionet e sigurisë do të jenë të gatshme dhe në funksion të shtetit për çfarëdo nevoje që kërkohet, në mënyrë që situata të kontrollohet nga të gjitha mekanizmat e shtetit si tërësi.

“Të dy ministrat vlerësuan se situata për momentin është stabile dhe deri më tani asnjë qytetarë i Kosovës nuk është prekur nga ky virus, prandaj nuk ka nevojë për panik. Megjithatë është e rëndësishme që të ndiqen udhëzimet nga IKSHPK-ja, për kujdes në mënyrë që ky virus të mos bartet edhe në Kosovë.të mos bartet edhe në Kosovë”, thuhet tutje në komunikatë.

Menu Title