[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Vendet që mposhtën Covid-19 tani po raportojnë numër më të lartë infeksionesh sesa SHBA-ja



 

Izraeli, Spanja dhe Franca ishin tri shtetet që arritën ta menaxhojnë koronavirusin në muajt e parë të pandemisë me masa të ashpra. Këto tri vende tani kanë arritur shkallë më të lartë të infeksioneve sesa Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Përvoja e këtyre tri shteteve tregon vështirësinë e mbajtjes së virusit larg, thonë ekspertët dhe zyrtarët dhe se rihapja e shpejt dhe hapat e tjerë të gabuar mund të minojnë politikat e suksesshme kombëtare, shkruan The Washigton Post.

“Ne po kalojmë në një situatë të përkeqësuar”, u tha gazetarëve Hans Kluge, zyrtari më i lartë i Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Evropë. Ai tha se rritja e numrit të të infektuarve në kontinent duhet të shërbejë si “një thirrje për t’u zgjuar” për të qenë më vigjilentë për përhapjen e virusit.

Izraeli përdori një metodë agresive të karantinës për të mbajtur shkallën e vdekjes më të ulët. Spanja, e cila kishte aq shumë viktima u desh të kthente një shesh patinazhi në Madrid në një morg. Francezët kishin nevojë për vërtetime të nënshkruara që të dilnin nga shtëpitë e tyre çdo ditë.

“Ne u goditëm shumë, jashtëzakonisht shumë, por rezistuam. Ne rrafshuam kurbën”, tha kryeministri spanjoll Pedro Sánchez në një fjalim para se qeveria e tij të hiqte gjendjen e jashtëzakonshme.

“Ne do të jemi vigjilentë,” tha ai. “Por ne gjithashtu duhet të jemi krenarë për atë që kemi arritur”.

Shkalla e vdekjeve në Shtetet e Bashkuara mbetet më e keqja nga të katër vendet. Për nga numri i popullsisë, vdekjet janë gati 1.5 herë më shumë se në Izrael, dyfish më shumë se në Spanjës dhe pesë herë më shumë se në Francë.

Ekspertët paralajmërojnë që numri i të infektuarve ka të ngjarë të përkeqësohet nëse virusi përhapet nga të rinjtë tek të moshuarit.

“Masat paraprake janë me vend, por të rinjtë preken gjithnjë e më shumë. Në mënyrë progresive, do të ketë gjithnjë e më shumë njerëz të moshuar të prekur”, tha Olivier Schëartz, një virolog në Institutin Pasteur në Paris.

Shkollat ​​janë të hapura dhe frekuentimi është i detyrueshëm. Shumë restorante janë të mbushura me njerëz dhe qeveria po i inkurajon njerëzit të kthehen në punë.

“Virusi është akoma këtu për disa muaj të tjerë,” tha kryeministri francez Jean Castex.

“Ne duhet të arrijmë të jetojmë me të pa e lënë veten të futemi përsëri në një bllokim”.

Menu Title