[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Vendimi i Grenell për raportin Kosovë-Serbi



I dërguari special i presidentit amerikan Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, do të vazhdojë punën e tij në përpjekje arritjen e marrëveshjes përfundimtare.

Grenell, i cili sapo është emëruar Drejtor në detyrë i Inteligjencës Kombëtare në SHBA, mbetet i përkushtuar në detyrat e tij.Një gjë të tillë e ka konfirmuar për Klan Kosova, zëdhënësi i tij Dick Custin.

“Do të theksoj se Ambasadori Grenell ra dakord me kërkesën e Presidentit Trump për të shërbyer si Drejtor në detyrë i Inteligjencës Kombëtare për një periudhë të kufizuar kohore, dhe se Shtëpia e Bardhë do të njoftojë së shpejti kandidatin e saj.

Nisur nga këto fakte, Ambasadori Grenell po mban emërimet e tij si Ambasador i SHBA-ve në Gjermani dhe si i Dërguari Special i Presidentit në bisedimet e paqes midis Kosovës dhe Serbisë, për të cilat ai mbetet 100% i përkushtuar”.Custin konfirmoi se Grenell do të mbajë të tre pozitat – Ambasador i SHBA-ve në Gjermani, Drejtor në detyre i Inteligjencës Kombëtare dhe si i Dërguar Special i Trump për dialogun Kosovë-Serbi.

Në cilësinë e kësaj të fundit Grenell deri më tani ka ndërmjetësuar arritjen e dy marrëveshjeve Kosovë-Serbi, për hapjen e linjes ajorore Prishtinë-Beograd dhe atë për linjën hekurudhore dhe autostradën.

Menu Title