[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Veprimtari Kadri Gërvalla Kandidat i Nismes Sociademokra për deputet nga Diaspora



 

Mërgata duhet ta ketë respektin që e meriton.
– KADRI GËRVALLA- JURIST I DIPLOMUAR
Botteneckerstrasse 3/1 71711 MURR
GJERMANI 00491622018064
BIOGRAFIA E SHKURTUR E KANDIDATIT ,KADRI GERVALLA

Kadri Gërvalla u lind më 29.05.1966 në Lupç të Poshtëm, Komuna e Besianës.Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa të mesmen, drejtimi ekonomik-komercial, në Prishtinë.

Fakultetin Jurdik e ka kryer në Prishtinë dhe gjithashtu e ka përfunduar kursin pasuniverzitar ,për Marrëdhënie Ndërkombtare e Diplomaci, në Akademinë Diplomatike Shqiptare, në Tiranë, ku është pajisur me diplomën e ADSH-së.

Për shkaqe politike u largu nga Kosova në nëntor të vitit 1992 dhe u vendos në Austri.

Nga ajo kohë nuk e ka pushuar aktivitetin e tij politik dhe ka pasur një varg angazhimesh të llojllojshme, duke qenë edhe në udhëheqje të shoqatave, të gazetave të ndryshme në gjuhën shqipe, që botoheshin nga mërgimtarët nga Kosova dhe nga viset tjera shqiptare.
Në vitet 1990-1991 ishte kryetar dhe njëri, ndër themeluesit e shoqatës “BASHKIMI I RINISË”,që vepronte në Kosovë.At kohë bashkëvepronte me Fatmir Humollin,Fehmi Pirevën,Enver Fazliun etj.
Si student në Univerzitetin e Kosovës ,ka qenë bashkpuntor i Gazëte së studentëve “BOTA E RE”.
Pasi shkoi në Austri, kreu detyrën e kryetarit të shoqatës “FADIL VATA”,prej vitit 1992-2002, dhe duke qenë afër strukturave të LPK-së, bëhet kryetar i LPK-se , për Austrinë e Ultë.I bindur se dituria është rruga e shpëtimit për mërgimtarët,themeloi SHKOLLEN shqipe në Austrin e Ultë dhe caktohet pergjegjës i sajë,prej vitit 1996-2002 .
Gjat viteve. 1995-1997 ishte Sekretar i shoqatave shqiptare në Austri.
Në fushën e gazetarisë ishte korrespodent i gazetës “ZERI I KOSOVËS”, e cila botohej në Zvicerr,prej 1992-2000, ndërsa më 1996-1999 u bë redaktor i gazetës “ALBA” .
PËRGJEGJES PER INFORMIM DHE PROPAGANDIM I FONDIT “VENDLINDJA THËRRET” NË AUSTRI.

Një kontribut të madh e dha në fondin “VENDLINDJA THËRRET” gjatë viteve 1997-1999, kur u zgjodh edhe nënkryetar, ndërsa po në këtë periudhë ishte edhe përgjegjës për informim dhe propoagandim i ketij fondi në Austri.

Gjat perudhes se 1998/ 99;ka mbajtur mbi 200-Tubime me mergimtaret duke i njoftuar për Luftën dhe duke kontribuar ne logjistiken e sajë.

Ishte njeri nder organizatorët e shumë protestave dhe demonstratave ne diasporë ne mbrojtje dhe internacionalizimin e qeshtjes se Kosoves.

Organizator dhe folës, ne Protesten e STRAZBURGUT kunder DICK MARTIT.

Organizator i rregullt i “FLAKëS SE JANARIT” Në nderim te heronjëve Jusuf, Bardhosh Gervalla dhe Kadri Zeka.

Organizator i “TRIBUNËS PER RIORGANIZIMIN E DIASPORES”, Köln –Gjermani.
ZËDHENS I PDK-SE NE GJERMANI NGA 2006/2014
Koordinator i NISMË NE DIASPORE NGA 2016/2019
VETERAN I LUFTËS-SI PJESTAR I UÇK-SË.

DIPLOMË PASUNIVERZITARE NGA ADSHJ-JA-TIRANË
TRAJNIME: Trajnim për Marrëdhenje Ndërkombëtare e Diplomaci pranë ADSH-së në Tiranë –

Mirënjohëje: Nga UNIONI ARTISTIK I KOMBIT SHQIPTAR Në DIASPORË, për kontributin e dhën në interesë të çeshtjes kombtare. 28.11.2009-Haidelberg-Gjermani:

Mirënjhëje: Nga SHOQATA ILIRIA në Gjermani,me motivacion-Kontribut ,në ruajtjen e vlerave te mirfillta kombëtare,23.01.2011.

SHTETËSIA
KOSOVARE
AUSTRIAKE

GJUHËT:
SHQIPE-AMTARE
GJERMANISHT
KROATISHT
PUNSIMI:
AUSTRI 1992-2002
GJERMANI 2002-2018 menagjer FIRMA GERADEL
Konsull i Republikës së Kosovës në Stuttgart 2018/2020

BOTIME:
BREGU I DIELLIT –TIRANË 1994
TË LIRË PASKETAJ-TIRANË 1998
SYTË NGA KOSOVA-PRISHTIN 2008
ROLI I MEDIAS NË BISEDIMET E VJENËS Prishtinë 2010 .
FJALËN SE NDALI… PRISHTINë 2013
ZEQIR GERVALLA Poeti i Ribashkimit kombëtar 2017

Kadri Gervalla është i martuar me zonj-Igballe Gervalla-Juriste e Diplomuar dhe kan dy djem:FLAMURIN DHE JETLIRIN,DHE JETOJNË NË GJERMANI.

Menu Title