.
×

Veseli tregon se pse Kuvendi s’mbajti seanca për një kohë të gjatë



 

 

 

Kryetari i kuvendit, Kadri Veseli, ka thënë se këtë të enjte do të mbahet seanca e radhës e kuvendit.

 

“Do të kemi seancë të enjten, i kemi një mori pikash që pretendojmë t’i përfundojmë brenda një seancë”, ka thënë ai pas mbledhjes.

 

Ndërkohë, ka thënë se arsyeja pse kuvendi s’ka mbajtur seanca të rregullta gjatë fushatës ka të bëjë me atë pikërisht pse grupet parlamentare e kanë kërkuar një gjë të tillë.

 

“Të gjitha grupet parlamentare kanë kërkuar që të mos mbajnë seancë. Unë gjatë fushatës kisha mundur t’i mbaj edhe tri”, ka shtuar ai. /Zeri