[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Vetizolohen 13 punonjës mjekësorë që u kujdesën për pacientin që vdiq sot



Janë vetilzoluar 13 mjekët që ishin kujdesur për shëndetin e pacientit i cili ndërroi jetë nga koronavirusi.Izolimi i mjekëve të Qendres Emergjente është bërë me rekomandimin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

Lajmin e ka konfirmuar drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës Bujar Gashi.

“59-vjeçari është kontrolluar në mbrëmjen e 4 prillit, pastaj të nesërmen me rekomandim edhe te IKSHPK-së, është vendosur që 13 punonjësit shëndetësorë të mjekësisë urgjente të shkojnë në vetizloim për të parandaluar mundësinë e përhapjes së infektimit “.Sot në Kosovë janë shënuar dy të vdekur nga koronavirusi.Përpos 59-vjeçarit nga Prishtina, nga Covid-19 ka vdekur edhe një grua e moshës 70 vjeçare nga Korisha e Prizrenit.

Deri më tani jetën e kanë humbur tre persona, ndërkaq të infektuar janë 145 persona.

Menu Title