[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Vetizolohen pesë personat e infektuar me COVID-19 në Podujevë



Komuna e Podujevës ka njoftuar se pesë personat që rezultuan mbrëmë pozitivë për COVID-19, tashmë janë në vetizolim. Përmes një postimi në faqen zyrtare, Komuna ka bërë me dije se katër raste janë nga një familje e fshatit Dobërdol dhe burimi i infeksionit është kontakti me një person nga Komuna e Prishtinës, kurse rasti i pestë është një qytetar i Podujevës, i cili dy ditë më parë ka ardhur nga Austria.

Siç ka njoftuar komuna, menjëherë pas konfirimimit të rasteve janë ndërmarrë veprimet e nevojshme, janë kontaktuar familjet e të infektuarve dhe është bërë dezinfektimi i shtëpive ku banojnë ata.

“Nënkryetari Rudari kërkoi që të ndërmerren masat konform me udhëzimet e IKSHPK, të vetizolohen personat e prekur me COVID-19 dhe të kryhen kontrolle mjekësore në familjet e tyre. Gjatë takimit të sotëm u ngrit si shqetësim edhe çështja e pjesëmarrjes së qytetarëve në ceremonitë mortore dhe organizmit të pritjes për ngushëllime”, thuhet në njoftim.

Në komunën e Podujevës, që nga shpallja e pandemisë e deri më tani janë regjistruar gjithsej 14 raste të personave të infektuar më COVID-19, prej tyre 8 pacientë janë shëruar, kurse një qytetar i infektuar ka ndërruar jetë.

Menu Title