.
×

VIDEO/ Incident në homazhet për 21 janarin/ I moshuari me zarf në dorë kërkon të takojë Ramën, e largon Garda



Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga familjarët e protestuesve të vrarë në 21 janar 2011, po marshonte në këmbë nga Kryeministria në drejtim të pllakatave përkujtimore në Bulevard, kur atij ka tentuar t’i afrohet një qytetar i moshuar.

Ky i fundit mbante në dorë disa dokumente, por Garda e Republikës ka ndërhyrë duke e larguar.

Teksa mbante një zarf në dorë, ai ka thënë se atë do ia jepte kryeministrit. Menjëherë kanë ndërhyrë punonjësit e Gardës së Republikës të cilët kanë larguar të moshuarin. Mësohet se ai është shoqëruar më pas nga forcat e policisë për t’u marrë në pyetje.