.
×

Visar Ymeri publikon postimet e zyrtarëve të VV’së ku e quanin tradhtarë se kishte respektuar himnin



Anëtari i PSD’së, Visar Ymeri, ka publikuar në Facebook postimet e anëtarëve të VV’së ku kritikonin atë që kishte respektuar himnin e Republikës së Kosovës kur kishte dalë nga VV’ja.

VV njihej si kundërshtare e simboleve të shtetit, pasi që sipas tyre nuk mbanin simbole kombëtare.

“Këto dy akuza ishin postuar nga ‘policia morale’ e VV-së kur për 10 Vjetorin e Pavarësisë isha ngritur në këmbë për himnin e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Ymeri.

“Tash kur e gjithë VV u ngritën në këmbë këta nuk flasin. A i ka tradhëtuar edhe Albini bindjet e veta? A do të tradhëtojë edhe ai deri në fund? Sa të rëndë e ka çmimin e shitjes?”