[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Vitia: S’ka sport para 2 Qershorit



Ministri Arben Vitia dhe kryeministri Albin Kurti para pak çastesh kanë mbajtur një konferencë për media, ku kanë diskutuar lidhur me fazën e dytë të rikthimit në normalitet.Në mesin e shumë çështjeve të përmendura ishte edhe ajo e sportit, ku Vitia konfirmoi takimet e shumta me akterët kryesorë, por që janë dakorduar se para 2 Qershorit nuk mund të ketë aktivitete sportive.

“Gjatë kësaj jave kemi pasur takime me shumë akterë të tjerë ku kemi diskutuar rreth mënyrës se si t’i qasemi fazës së dytë. Në mesin e këtyre takimeve kanë qenë edhe ato me Komitetin Olimpik si dhe me FFK-në.

Gjatë këtij takimi, jemi dakorduar që ditëve në vijim të merret një vendim.Jemi dakorduar edhe me mirëkuptim të të pranishmëve se garat nuk mund të fillojë para fazës së tretë – 2 qershorit”, tha ndër të tjerash ministri në detyrë i shëndetësisë.

Menu Title