[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Vitia sot me pesë raste të reja me COVID-19



 

Drejtoresha e QKMF-së në Viti, Vjollca Kadolli, ka njoftuar se sot janë konfirmuar edhe pesë persona me COVID-19. Rastet e reja janë: 1 nga qyteti i Vitisë, 1 nga Pozherani, 2 Sadovinë e Muhaxherëve dhe 1 nga Kabashi.

“Një rast që figuron nga Pozherani, është ritestim”, shkruan Kadolli. Numri i të infektuarve në Viti që nga data 13 mars e deri më sot është 225. “Tani kemi 63 raste aktive e fatkeqësisht 13 të vdekur”, thotë drejtoresha.

Ajo vijon apelin për respektimin e rekomandimeve të IKSHPK-së.

 

Menu Title