.
×

Vjen ftesa e tretë nga Specialja brenda ditës



Botapress, 9 Nentor-Ish-ushtari i UÇK-së, Xhavit Elshani, ka thënë se është ftuar nga Gjykata Speciale në cilësinë e dëshmitarit.

Këtë e bëri ai të ditur me anë të një postimi në rrjetin social Facebook.

“Desha të njoftoj opinionin, miqtë, shkotë dhe bashkluftëtarët se sot më datë 09. 11. 2019 në ora 17:50 kam marr ftesë për tu paraqit në Hagë në cilësinë e dëshmitarit”.

“Ftesën e kam pranuar fizikisht në shtëpinë time nga dy persona zyrtar të tribunalit të Hagës”, ka shkruar Elshani.

Ndërsa më herët sot kanë marrë ftesë nga Gjykata Speciale edhe ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Durmish Gashi dhe Halil Çadraku.