[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Vjosa Osmani fton PDK-në: Mos u frikësoni prej seancës së nesërme  



Deputetja Osmani nuk deshi të paragjykoj nëse PDK do të marrë pjesë, ndërsa theksoj se është përgjegjësi e PDK dhe Brovines të dalim në debat me propozimin e tyre.

 

 

Shqipe Osmani

 

Pas takimit me kryesuesen Flora Brovina deputetja e LDK-së e cila e përfaqësoj Bllokun në këtë takim,  Vjosa Osmani  tha se në këtë takim ka paraqitur kërkesën që brenda seancës të ketë debat për të propozuar secili idetë për dalje nga kriza. “Ne do të provojmë që kjo seancë të mbahet dhe  ftesën e kanë gjithë deputet edhe PDK”, tha Osmani.

Ajo nuk deshi të paragjykoj nëse PDK do të marrë pjesë, ndërsa theksoj se është përgjegjësi e PDK dhe Brovines të dalim në debat me propozimin e tyre.

E pyetur pse liderët nuk kanë marrë pjesë në takim, Osmani tha se liderët nuk i përgjigjen ftesës së Brovines por vetëm ftesës së bërë nga Presidentja.

Ajo nuk ka dashur të komentoj asgjë rreth asaj se si do të veproj PDK-ja, nëse do ta qoj lëndën në Gjykatën Kushtetuese nëse Blloku LANV zgjidh parlamentari në seacën e të enjtes.

Deputetja Osmani po ashtu  la të hapur mundësinë që Blloku ta dërgoj në Kushtetuese lëndën për të kërkuar sqarime në pikën 127.

Menu Title