Ushtruesja e detyrës së presidentes Vjosa Osmani e ka propozuar një emër për shef të ri të AKI-së.Këtë e ka konfirmuar këshilltari për media i Osmanit, Bekim Kupina.
“Meqë ky proces duhet të mbetet tërësisht konfidencial nuk mund ta bëjmë publik emrin tash për tash. Presim nga Kryeministri që edhe ai të pajtohet me propozimin tonë”, tha ai
Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti më 17 dhjetor e kishte liruar nga detyra e shefit të AKI-së, Kreshnik Gashin./KlanKosova