.
×

Vjosa Osmani: Takimet e thirrura nga Veseli janë farsë



Botapress, 11 Janar-Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, ka ftuar sërish partitë opozitare dhe krerët e institucioneve në takimin e radhës dakordues rreth dialogut me Serbinë.

Në takimin i cili është thirrur për të hënën janë ftuar Presidenti, Kryeministri, Ekipi Negociator si dhe përfaqësuesit e grupeve parlamentare nga partitë opozitare LDK dhe VV.

Pavarësisht kësaj, LDK dhe VV do ta bojkotojnë sërish këtë takim.

Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani në një prononcim për Telegrafin ka thënë se këto takime janë vetëm farsë e asgjë tjetër.

“Nuk shoh asnjë arsye për të marrë pjesë në një takim të tillë që është veç farsë e asgjë tjetër. z.Veseli përfaqëson partinë e dytë në Kuvend për nga numri i deputetëve, dhe nuk mund të pretendojë të marrë as rol unifikues e as udhëheqës”, ka deklaruar Osmani.