.
×

Vlora Çitaku e quan skandaloz dhënien e çmimit Nobel për Letërsi njeriut që e mbështeti “Kasapin e Ballkanit



Ambasadorja e Kosovës në ShBA, Vlora Çitaku, përmes një postimi në Facebook e ka quajtur skandaloz çmimin e Nobel për Letërsi që iu dha Peter Handke, njeriu i cili kishte mbështetur dhe lavdëruar Sllobodan Millosheviqin.

Çitaku ka shkruar se Handke ka mbështetur regjimin serb që u bë ndaj Kosovës në kohën e luftës dhe se ky vendim është i turpshëm dhe prekës.Ajo ka shkruar se këtu nuk ka asgjë të bëj me Nobelin.