[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Von Cramon: Franca, Gjermania e Holanda i ndalën vizat për kosovarët



Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon ka deklaruar se Franca, Gjermania dhe Holanda ishin shtetet që e ndalën liberalizimin e vizave për Kosovën.

Von Cramon ka thënë se ishte Franca, Gjermania dhe Holanda, shtetet të cilat kanë qenë forcat kryesore që kanë ngadalësuar liberalizmin e vizave për ksovoarët.

Ajo vlerëson se takimi i kryeministrit Hoti me presidentin e Francës, Emannuel Macron, është një hap i rëndësishëm, pasi që ky shtet ka qenë që një kohë skeptik për çështjen e vizave.

“Është një hap i rëndësishëm që kryeministri dhe presidenti Macron patën një takim dy palësh, pasi që deri më tani, Franca, Gjermania dhe Holanda kanë qenë forcat kryesore që do kanë ngadalësuar procesin e vizave për Kosovën. Ky ishte një hap i rëndësishëm për t’u përgatitur për samitin e së Dielës ku do të jenë të pranishëm edhe Merkel dhe Vuciq”, ka thënë Cramon për Express.

Kujtojmë se kryeministri Avdullah Hoti ka zhvilluar një takim me presidentin francez, Emmanuel Macron ku edhe ka nënshkruar dy marrëveshje bilaterale, ku sipas raportueses për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon janë shumë të rëndësishme.

Në njërën marrëveshje mundësohet zhvillimi i aktiviteteve në Kosovë të Agjencisë franceze për zhvillim, kurse tjetra e lejon punësimin e anëtarëve të familjeve të diplomatëve.

Raportuesja e Kosovës në Parlamentin Evropian thotë se presidenti Macron duhet ta kuptojë se çka është në diskutim si dhe të përmbushë premtimin e dhënë.

Menu Title